Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa ka thënë se do ta votonte për president Murat Jasharin ose Rexhep Qosjen nëse të njëjtit do të ishin kandidatë.
“Unë do të kisha votuar një person të një niveli tjetër. Për hembull Murat Jasharin ose Rexhep Qosjen.. . Kurrë më shumë nuk i nevojitet Kosovës një person unifikues sesa tani”, ka thënë Beqa në emisionin “Frontal”, në T7.
Më tutje ai tha se qëndrimi i PDK-së është që të mos e votojnë Vjosa Osmani për presidente.
Kjo pasi që sipas tij Osmani është figurë përçarëse dhe jo unifikuese.
“PDK-ja ka pasur konsultim në organet e veta dhe ka një qëndrim që nuk do ta përkrahë zonjën Osmani. Duke pasur parasysh figurën e saj nuk e përfaqëson unitetin e partive politikë. Është më shumë një figurë përçarëse sesa unifikuese. Kjo duke marrë parasysh edhe kohën kur ishte u.d e Presidentit”, ka thënë Beqaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.