×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëria

    “Hajdeni se e gjetëm…”, momenti kur banorët e gjejnë të vdekur shoferin që u aksidentua

    Reporteri
    24 Maj 2024 | 12:42

    Banorët e zonës ku ndodhi aksidenti i rëndë mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, pranë fshatit Konjaç, kanë gjetur trupin e pajetë të shoferit afërsisht 22-vjeçar.

    Deri më tani është e ditur se ai udhëtonte me automjetin tip “Ford”, ku si pasojë e shpejtësisë së madhe rreth 160k/h ai ka dalë nga rruga.

    Fillimisht i riu Fabjol Ibraliu u përplas me disa makina që ndodheshin rrugës, e më pas ka përfunduar në afërsi të disa banesave.

    Banorët sot në mëngjes kanë gjetur mes shkurreve dhe barishteve trupin e pajetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!