×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajdutët iu dalin pritë punëtores së marketit dhe menaxherit, ua marrin të gjitha paratë

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 8:37

    Një grabitje e armatosur ka ndodhur në Podujevë mëngjesin e së hënës. Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së hënës në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë ka ndodhur një grabitje e armatosur.


    Sipas raportit, ka qenë sigurimi i marketit ai i cili ka deklaruar në polici se derisa ishte bashkë me menaxheren e marketit duke i dorëzuar paratë në bankë, rrugës, dy persona të maskuar i kanë grabitur çantën.

    Sipas viktimës dhe ankuesit, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri dhe në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë.

    Policia nuk ka raportuar se sa ka qenë shuma e vjedhur por po ashtu nuk ka treguar për ndonjë të arrestuar apo të dyshuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!