Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka debatuar ashpër me deputetin e PDK-së, Abelard Tahirin në seancën e Kuvendit të Kosovës po diskutohet për punën katër vjeçare të Qeverisë së Kosovës.
Pacolli e VV-së iu drejtuar deputetit të PDK-së duke i thënë “hajn i ligës së parë”, dhe se sipas me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, atij do t’i konfiskohen “milionat” që sipas saj, Tahiri i PDK-së i posedon.
“Deputeti i cili vjen nga liga e parë e hajnisë e dinë shumë mirë që aty nuk ka korrupsion e hajni. Sepse ju jeni eksperti i hajnisë e korrupsionit në Kosovë. Prapa kamerave dhe me disa pseudo analist po e pranoni se aty nuk ka asgjë, por po thoni se duhet me iu mëshue. Pra keni vendos me na mëshue, por sa ma shumë që na mëshoni aq ma të fortë keni me na bo. Unë po du me të pyet ty, nëse mundesh me na tregu ku e pate lanë shurdhuesen e revoles? Apo, qysh i ke bo milionat kur nuk din emrin tënd me shkru deputeti që vjen nga liga e parë e hajnisë. S’ke faj se frikësohesh nga byroja për konfiskimin e pasurisë, sepse milionat e tu të vjedhur do të konfiskohen”, tha Pacolli e VV-së.
Ndaj saj, reagoi shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili ia përmendi grantet e dhëna për vëllain dhe dajën e deputetes në fjalë.
Tahiri i PDK-së, tha se se është marre për këtë që është bërë, që në këtë varfëri, deputetja e VV-së t’i çojë 200 mijë euro në shtëpi.
“Shkurt e pati fjalimin, kisha pasë qejf me folë ma gjatë Fitorja. Fitorja duhet me folë vazhdimisht, këtë duhet me pa qytetarët e Kosovës në foltore.
Fitoren duhet me pa qysh ia jep vëllait të vet 100 mijë euro si kryetare e komisionit për bujqësi që ka me mbikqyrë ministrin edhe del e fuqishme para qytetarëve. Fitore 100 mijë vëllait, 100 mijë dajës – aq sa po dijmë tash. Asnjëherë, kurrë – katër vjet jeni mundu secilin deputetë e ministër me këqyr, asnjëherë nuk na kanë akuzu për vjedhje qysh akuzohesh ti Fitore.
200 mijë euro grante në familje Fitore. O marre e madhe. Në këtë varfëri, në këtë ikje, Fitorja i çon 200 mijë euro në shpi”, ishte përgjigjja e Tahiri.
/Reporteri.net/