×
  • Lajme
  • Lajme / Gjilan

    Hajna me armë të gjata e eksploziv sulmojnë bankomatin e TEB-it, arratisen me një veturë me targa të Serbisë

    Reporteri
    21 Nëntor 2023 | 9:44

    Nga persona të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata është sulmuar, me mjet shpërthyes, bankomati i bankës TEB në Gjilan.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur dje, në rrugën Isuf Kiki në Gjilan, ndërsa të dyshuarit kanë përdorur automjete me targa të Serbisë.

    Të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin paratë brenda bankomatit, por disa prej tyre janë dëmtuar.

    “Nga persona të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata është sulmuar me mjet shpërthyes bankomati i bankës TEB në Gjilan. Sipas dëshmitarëve dy persona jashtë veturës kanë pasur në duar armë të gjata dhe në brendi të veturës ka pasur një apo dy persona tjerë të cilët janë larguar në drejtim të panjohur me veturë me targa të Serbisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë si dhe njësia për deminim e policisë që kanë marrë mostrat e dyshimta të eksplozivit. Në prezencë të policisë, përfaqësuesit e bankës dhe të kompanisë së sigurimit të bankës kanë hapur bankomatin dhe të njëjtit na kanë deklaruar se mjetet që kanë qenë brenda në bankomat nuk kanë arrit të merren, por disa prej tyre janë të dëmtuara”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

    Rasti është nën hetime. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!