Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë.
Hajnat kishin depërtuar me forcë në brendinë e një shtëpie, me ç’rast aty kishin vjedhur gjësende si: një TV në vlerë 500 euro, një pushkë ajrore.
Ata po ashtu i kanë vjedhur edhe dy kamerat e sigurisë në vlerë prej 200 eurosh.
Rasti vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.
“Person-a të panjohur dyshohet se me forcë kishin depërtuar në brendinë e shtëpisë së viktimës m/k dhe nga aty kishin vjedhur: një TV në vlerë 500€, një pushkë ajrore dhe dy kamerat e sigurisë në vlerë prej 200€. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.