×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat hyjnë në shtëpinë e kryetarit të AKK-së

    Reporteri
    30 Gusht 2020 | 22:35

    Shtëpia e kryetarit të Autoritetit Kosovar të Konkurencës, Valon Prestreshi, mbrëmjen e sontme ka rënë pre e hajnave.


    Ai ka publikuar fotografi se në çfarë gjendje ka mbetur shtëpia e tij pas vjedhjes.

    Prestreshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës dhe ekipin forenzikës kanë konstatuar se i është vjedhur një televizor, një llaptop dhe dy karikatorë të armës, shkruan Reporteri.net.

    Po ashtu ai ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë dhe tutje falënderon Policinë për punën profesionale.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Sot, më paskan hi hajnat në shtëpi. Një televizor e paskan zhdukë, një lloptop, dhe 2 karikator të armës.

    Kështu e konstatuam bashkë me policinë dhe ekipen e forenzikës.

    Një falenderim të veçant për Policinë e Kosovës dhe për punën e tyre profesionale.

    https://www.facebook.com/valonpress3/posts/10217146451793309

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!