Një person ka raportuar se disa persona të dyshuar kanë hyrë në shtëpinë e tij mbrëmë në Malishevë rreth orës 21:50.
Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se personat e dyshuar kanë hapur me forcë derën e hyrjes së shtëpisë dhe kanë hyrë brenda ku kanë demoluar gjësendet në kuzhine dhe në 3 dhoma të gjumit.
“Sipas viktimës të dyshuarit kanë vjedhur para dhe stoli ari. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.