×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat në Kosovë nuk i ndalë as koronavirusi

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 9:28

    Një qytetar nga Prizreni ka raportuar dje në Polici se ka zënë në flagrancë një të dyshuar mashkull kosovar, duke tentuar që të thyej derën e shtëpisë së tij.


    Pasi ka marrë ankesën nga pronari i shtëpisë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar të dyshuarin, shkruan Reporteri.net.

    “Ankuesi mashkull kosovar raporton se kishte zënë në flagrancë një të dyshuar mashkull kosovar duke tentuar të thyej derën e shtëpisë së tij. Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar të dyshuarin dhe nga i njëjti kanë konfiskuar një shufër metalike, një palë dare, një thikë të vogël dhe një telefon mobil”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!