×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat në një shtëpi në Ferizaj vjedhin 5 mijë euro para dhe zingjir në vlerë 1 mijë e 100 euro

    Reporteri
    02 Korrik 2021 | 9:38

    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të enjten rreth orës 19:00 në Ferizaj.


    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, hajnat kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur një shumë parash prej 5 mijë euro dhe një zingjir ari në vlerë të 1 mijë e 100 eurove, shkruan Reporteri.net.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty  kanë arritur të vjedhin një shumë parash prej 5000€ dhe një zinxhirë ari në vlerë rreth 1100€.”, thuhet në raport.

    Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!