Një shtetas i huaj ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur kanë hyrë me forcë në banesën e tij dhe kanë tentuar të grabitin para.
Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur dje në Prishtinë rreth orës 23:10.
“GRABITJE NË TENTATIVËPrishtinë 30.04.2021 – 23:10.Ankuesi mashkull shtetas i huaj, ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur, me forcë kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë tentuar të grabitin para. Pasi që nuk kanë arrit, kanë shtënë me armë një herë lartë dhe janë larguar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.