×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat tentojnë të vjedhin para në një banesë në Prishtinë, pas dështimit gjuajnë me armë zjarri

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 9:25

    Një shtetas i huaj ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur kanë hyrë me forcë në banesën e tij dhe kanë tentuar të grabitin para.


    Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur dje në Prishtinë rreth orës 23:10.

    “GRABITJE NË TENTATIVËPrishtinë  30.04.2021 – 23:10.Ankuesi mashkull shtetas i huaj, ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur, me forcë kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë tentuar të grabitin para. Pasi që nuk kanë arrit, kanë shtënë me armë një herë lartë dhe janë larguar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!