×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat vjedhin 2500 euro në Gjakovë, policia i vë në pranga pas dy orësh

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 10:18

    Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se në Gjakovë janë arrestuar tre persona, të dyshuar për grabitje të armatosur, shkruan Reporteri.net.


    Sipas policisë nga viktima janë grabitur të holla në vlerë prej 2500 euro.

    Policia po ashtu njofton se pas dy orësh kanë arritur të arrestojnë të dyshuarit.

    Njoftimi i plotë:

    Me datë 14.05.2019 në ora 19:30, në stacionin policor  Gjakovë është raportuar një rast ,,Grabitje me armë zjarri” ku nga viktima ishin grabitur të holla në vlerë prej 2500 € (dy mijë e pesëqind euro).

    Pas dy orësh Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë tre personat e dyshuar:

    J . P i lindur  1991, shtetas i Republikës së Kosovës

    S . P i lindur 1992, shtetas i Republikës së Kosovës

    G . V i lindur 1997, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

    Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit personat e dyshuar mbahen në ndalim policor ndërsa policia po vazhdon në mënyrë intensive masat operativo hetimore për të zbardhur në tërësi këtë rast dhe veprat e tjera të mundshme të këtij grupi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!