×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat vjedhin barna në bodrumin e QKMF-së në Prizren

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 10:44

    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje gjatë orës 2 të mëngjesit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familje në Prizren, shkruan Reporteri.net.


    Sipas raportit të Policisë së Kosovës disa persona kanë hyrë me forcë në bodrumin e QKMF-së dhe kanë vjedhur sasi të ndryshme të barnave.

    Policia njofton se po e heton këtë rast të vjedhjes.

    “Rr. Xhemal Bjediq, Prizren 05.02.2021 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i sigurimit, ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në bodrumin e QKMF dhe kanë vjedhur sasi të ndryshme të barnave. Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!