×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajni dështon të vjedhë në një argjendari të Prishtinës, kapet nga policia

    Reporteri
    26 Korrik 2021 | 21:00

    Sot rreth orës 18:30 është raportuar për një tentim grabitje të ndodhur në një argjendari në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë .


    I dyshuari ka dështuar të kryej grabitjen përderisa i njejti është vënë nën kontroll nga ankuesi i përkrahur dhe nga qytetarë të tjerë.

    Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Prishtinës, gjersa shtoi se i njëjti më pas është arrestuar nga ana e policisë.

    “Aktualisht policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.”

    Tutje ai shtoi se nuk raportohet për persona të lënduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!