×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Hajni hyn në shtëpinë e 94-vjeçarit në Prizren, ia vjedh 140 euro

    Reporteri
    07 Janar 2024 | 19:15

    Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka arritur që viktimës, burrë i moshuar (rreth 94 vjeçar) që t’ia marrë 140 euro.

    Ky rast ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren, dhe është konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

    Ai tha se në momentin e grabitjes viktima ka qenë i vetëm në shtëpi.

    “Hetimet po zhvillohen nga stacioni policor dhe hetuesit rajonal në Prizren”, tha Gashi.

    Ai theksoi se i moshuar nuk ka pësuar ndonjë lëndim nga ky rast. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!