Anëtari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi janë të dytë figura historike të Kosovës.
Ai ka thënë se duhet rivaliteti mes tyre ka ekzistuar pasi që një nuk i duron dy personalitete kaq të mëdha historike.
“Një kohë nuk i duron dy personalitete historike”, ka thënë ai.
“Dy palët donin që të merrnin meritat për gjithë kohën. Një pjesë e historisë është prej 92 deri 96. Pastaj pjesa tjetër është kjo e luftës. Por donin që të merrnin të gjithë barrën e asaj kohe mbi vete”, tha ai.
Ndërsa ka folur për PDK-në, Kuçi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk do të largohet nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Nuk e lë PDK-në, kjo parti është krijesë e imja”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.