Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, e ka shpërblyer me një bursë në vlerë hiq më pak se prej 14 mijë e 100 Euro, Dorina Deçanin, ish-anëtare e kabinetit të tij.
Sipas listës preliminare të siguruar nga Reporteri.net, Deçani është përfituese e bursës për studime master në fushën e Menaxhimit të Artit dhe Kulturës në Rome Business School në Itali.
Gazeta online Reporteri.net ka arritur ta konfirmojë se Deçani ka qenë e angazhuar në kabinetin e ministrit Çeku deri të paktën gjashtë muaj më parë.
Në të njëjtën listë preliminare figuron edhe emri i Yll Rugovës, i cili ka përfituar një bursë prej 5,760 euro për studime doktorale në Universitetin e Leuvenit në Belgjikë. Rugova është pjesë e Këshillit Inicues të Artit Bashkëkohor që funksionon në kuadër të së njëjtës ministri.
Bursat janë ndarë në kuadër të thirrjes publike “Për ngritjen e kapaciteteve profesionale të profesionistëve të rinj nëpërmjet mbështetjes financiare studimore në fushën e Kulturës, Trashëgimisë Kulturore dhe Sportit për vitin 2025”./Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.