Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pas dështimit të seancës konstituive foli para gazetarëve.
Ndërsa ajo po fliste, në atë moment andej kaloi deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, i cili bëri një koment tejet thumbues ndaj ministres në detyrë të Punëve të Jashtme.
“Hajt bre, se s’din kjo…”, u dëgjua duke thënë Tahiri në videon që ka publikuar Indeksonline, shkruan Reporteri.net.
Gërvalla në deklaratën e saj tha se “jashtëtokësorët s’mund të sigurojnë vota për opozitën, po i presin ndërkombëtarët për koalicion me Listën Serbe”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.