Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka njoftuar më 09.04.2025 se faqja e saj në internet është nxjerrë jashtë funksionit si masë sigurie për shkak të sulmeve kibernetike që dyshohet se po ndodhin nga grupe hakerësh të lidhura me rrjetet ruse dhe ato serbe.
QKSS bën të ditur se përkundër këtyre tentativave faqja e saj mbetet e paprekur edhe pse momentalisht është jashtë funksioni për shkaqe sigurie.
“Ky aktivitet keqdashës duket se e ka origjinën nga grupe hakerash të lidhura me rrjetet ruse dhe serbe. Si masë paraprake, ne e kemi nxjerrë përkohësisht faqen jashtë linje për të siguruar zbatimin e masave efektive të sigurisë dhe për të parandaluar ndërprerje të mëtejshme”- thuhet në njoftimin e QKSS-së.
Ndërsa ekipi i IT-së në kuadër të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë është duke e trajtuar rastin me qëllim të funksionalizimit të faqes në internet.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) merret me analiza dhe hulumtime në fushën e sigurisë në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.