Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka reaguar në postimin e e të dërguarit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ku ky i fundit njoftonte për anulimin e udhëtimit të presidentit Hashim Thaçi për në Washington, pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale, shkruan Reporteri.net
Abazi ka shkruar se në takimin në Washington do të marrë pjesë Avdullah Hoti të cilin e ka quajtur kukull të pa legjitimitet.
“Dhe kryeministri kukull dhe pa legjitimitet nuk ka të drejtë të bisedojë apo përfaqësojë askënd në Kosovë. Qeveria e tij është formuar me mbështetjen e Hashim Thaçit”, i ka komentuar Abazi, Grenellit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.