Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, i ka reaguar emisarit të Donald Trump-it për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Abazi i ka kërkuar atij që të respektoje vendimet e qeverisë Kurti.
Haki Abazi ka deklaruar se reciprociteti është forma e duhur ndaj Serbisë.
“Reciprociteti është pjesë e programit të qeverisë është vullnet i votuesve të Kosovës pasi ata e kanë zgjedhur që kjo qeveri duhet të udhëheqë mendoj që SHBA-ja do të jetë gjithmonë në mbështetjen e Kosovës por që edhe Grenell duhet të ketë respekt ndaj qeverisë së Kosovës të zgjedhur në mënyrë demokratike”, ka thënë ai për Infokus.
Zëvendëskryeministri shtoi se Serbi ka vite që lobon kundër Kosovës dhe asnjëherë nuk janë marr masa ndaj saj.
“Ne kemi 20 vite përkushtim nga ShBA-të, për zhvillimi ekonomik ligj dhe drejtësi që nuk ka ndodhur në Kosovë, kjo qeveri ka ndryshuar qasjen edhe ndajë ligjit dhe drejtësisë jemi të përkushtuar të punojmë për vullnetin e popullit, ka deklaruar Abazi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.