Politikanë të ndryshëm po vazhdojnë të kërcënojnë njëri-tjetrin, ose të kërcënohen nga persona të ndryshëm përmes rrjeteve sociale.
Është Hakiu Abazi nga Vetëvendosje që përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është fyer dhe kërcënuar nga një person, shkruan Reporteri.net
“Fyerje e kërcnime me flamur të policisë së Kosovës mbrapa dhe me mburojë PDK-në”, ka shkruar Abazi.
Ai ka postuar mesazhin fyes dhe kërcënues që ka marrë.
Kujtojmë se edhe lideri i VV-së, Albin Kurti u kërcënua ditë më parë nga ish-kandidati i NISMA-s për deputet, Haxhi Hoti. Ky i fundit më pas u arrestua nga policia, por që Kurti iu bëri thirrje organeve të drejtësisë ta lirojnë në mënyrë që festën e Vitit të Ri ta pret pranë familjes. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.