×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi: Isa Mustafës një ushtri e ndryshimit po i duket duet

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 8:22
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi

    Ish-zëvendëskryeministri në Qeverinë Kurti, Haki Abazi, i ka reaguar kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas deklaratës se Vjosa Osmanit i kanë mbetur vetëm votat e duetit “Haxhi Avdyli dhe Haki Abazi”, pasi që sipas tij të tjerët i ka zhgënjyer.


    Abazi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Mustafës një ushtri e ndryshimit po i duket duet, shkruan Reporteri.net.

    Tutje ai ka deklaruar se ndërdija e Mustafës po flet nga frika, pasi që sipas tij ai nuk nuk guxon ta mendojë faktin që në zgjedhjet e ardhshme VV do të jetë forca politike që do e transformojë shoqërinë shqiptare pa Rakiqin dhe pa të.

    Abazi thotë se elektorati dhe drejtësia nuk do ia falin tradhëtinë e 6 tetorit, fondin 3%, Dardania Bankën, etj.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Ndërdija e Isës po flet- nga frika nuk po guxon me mendu faktin që zgjedhjet kanë me u mbajtë e VETËVENDOSJE ka me qenë forca politike që do e transformoj shoqërinë shqiptare pa Rakiqin dhe Isen… Kot e ka Isa taktikën “përqaj e sundo”. LV dhe secili aktivist, edhe partitë tjera e kanë të qartë traktatin përqarës të Isës bashkë me portalet e financuara nga buxheti shtetit.

    E ka për mbijetesë, e di që elektorati nuk kanë me ja falë, po as drejtësia jo:

    Tradhëtinë e 6 tetorit

    Fondin 3%

    Hajninë e UFORK dhe transferin e fondit të MF

    Dardania Bankën

    Telefonat dhe faturat e Presidentit Rugova

    Ahmet Krasniqin

    Përvetsimet ne Union, TerraNova, Nënkalimin, Terminalet…

    Nuk ka faj që një ushtri e ndryshimit po i duket duet! /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!