×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi: Kur Albin Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së, unë kam protestuar për të në Amerikë

    Reporteri
    27 Mars 2023 | 21:46
    Haki Abazi dhe Albin Kurti

    Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se raportet e tij me VV-në filluan të prishen në momentin kur filluan të ndahen postet nëpër komisione parlamentare, e ku sipas tij, kishte padrejtësi dhe favorizime.

    Abazi po ashtu ka folur për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës dhe njëherit kreun e VV-së, Albin Kurti.

    Ai tha se i ka qëndruar pranë atij në kohët më të vështira, duke zbuluar edhe detaje të panjohura se Kurti ka qenë në listën e zezë të SHBA-së, që nuk lejon udhëtimin brenda këtij shteti.

    “Kur Albin Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së, unë e kam mbrojtur”, deklaroi Abazi në T7.

    “Unë kam qenë ndër të paktit që kam mbrojtur Kurtin edhe atëherë. Unë kam qenë në panel në Departamentin e Shtetit, ishte edhe Lajçak atëherë në panel, nuk iu dha viza Kurtit dhe unë e mbrojta në SHBA”, shtoi ai.

    Abazi tutje shton se brenda VV-së ekziston një kontroll i madh që të mbytet fjala e lirë dhe deputetët janë të urdhëruar të lexojnë fjalime të shkruara nga dikush tjetër. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!