×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi me fjalë të mëdha për Vjosa Osmanin, e quan gruaja e hekurt

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 23:52

    Zëvendëskryeministri Haki Abazi nga Vetëvendosje, ka lavdëruar tej mase paraqitjen e kryekuvendares dhe nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani në një intervistë që dha sonte në një nga televizionet, të parën pas rrëzimit të Qeverisë.


    Abazi, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur Osmanin një patriote, intelektuale dhe një grua e hekurt, që tejkalon përmasat partiake, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Vjosa Osmani- është një patriote, intelektuale dhe një grua e hekurt që tejkalon përmasat partiake dhe arrinë të lidhë vizionin e Rugovës me atë që Kosova dhe qytetarët e saj duan dhe e meritojnë.

    https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10156959364240718

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!