×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi nuk e thotë asnjë fjalë pas deklaratave të këshilltarit të Kurtit, por publikon foto të Rifat Jasharit

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 13:46

    Zëvendëskryeministri Haki Abazi, ka reaguar pas bujës që është krijuar si pasojë e deklaratave mbi UÇK-në të këshilltarit të kryeministrit Kurti.


    Megjithatë, Abazi ka zgjedhur të mos thotë asgjë, por ka postuar një fotografi e njërit prej njerëzve me të cilën identifikohet UÇK-ja, Rifat Jasharin, vëllain e Komandantit Adem Jashari.

    Kjo fotografi e Rifat Jasharit është shkrepur teksa ai mbante fjalim në shënim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Përveç Abazit, kanë reaguar edhe shumë anëtarë të Vetëvendosjes, disa prej të cilëve kanë kërkuar shkarkimin e Gshit.

    Ndërkohë, ende nuk ka ndonjë reagim nga kryeministrit Kurti.

    https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2490470437930163&id=100009016936702

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!