Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se nuk është i interesuar të bëhet ambasador i Kosovës në SHBA.
Abazi tha se nuk ka konkurruar, e as s’ka ambicie. Sipas tij, diçka e tillë është e pamundur përveç se në raste të rralla.
“Unë nuk kam konkurruar, asnjëherë as që është përfolur, s’kam pasur ambicie. Kam kaluar 13 vjet, jam qytetar amerikan me pasaportë. Është e pamundur në fakt, përveç se në raste të rralla”, është shprehur Abazi në emisionin DPT te Fidani në T7
“Asnjë të vërtetë nuk ka për çështjen e ambasadorëllëkut”, ka thënë Abazi.
“Nuk jam hiç i interesuar të bëhem ambasador”, shtoi Abazi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.