×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi për deputetët e VV-së: Të shantazhuar, të kontrollueshëm e pakurriz

    Reporteri
    28 Qershor 2024 | 23:53

    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi i ftuar sonte në DPT te Fidani ka folur për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasojat e fitores së Donald Trump, rikthimin e Riçard Grenell, kolegët eVetëvendosjes e rënien në gjumë të diplomacisë kosovare.

    Abazi duke folur për shkaurjen në zgjedhje tha se kryeministrit Albin Kurti i konevnon që ta çoj mandatin deri në fund meqë dëshiroin të shfrytëzojë votat e deputetëve që i ka për të cilët ka pasur shumë kritika, madje i ka quajtur edhe pakurrizor.

    “Është e qartë se ne hyjmë në fazën e zgjedhjeve normale. Unë mendoj që edhe Kurti do të vazhdojë deri në fund ta shfrytëojë numrin e votave të kontrolluara plotësisht, sepse deputët që janë aty janë të shantazhuar, pakurriz, opa guxim, pa kurajo.”, tha ai.

    Abazi ka kritikuar ashpër Qeverinë dhe Palamentin e Kosovës për mungesën e lobimit në SHBA., meqë sipas tij libi serb është duke punuar shumë dhe është fuqizuar.

    “Qeëveria nuk ka probgram të precizuar e financiarisht të mbështetur për të arritur objektivat në politikën e jashtme. Ish ambasadori ssrb ka bërë punë atzje, ka përdour financat publike e private, ka përdour linjat e shkurtëra, po përgatiten sipas tyre për kthimin e Trump në administartë, për të pasur një fazë tjetër të sulmit ndaj Kosovës, Përderisa ne jemi komplet në heshtje. Komisioni për punë të jashtme i Parlamentit të Kosovës është joekzistent sa i përket këtyre temave. Në ministrinë e Punëve të Jashtme nuk diskutohet fare skenari i mundshëm dhe skenarët e mundshëm të cilët e presin Kosovën, ndërsa serbët janë të përgatitur dhe janë prezent në çdio, takim në cdo mundësi që u jepen nëpër tryeza.”, tha Abazi.

    Ai tha se skenari më i rrezikshëm është kthimi i Grenellit, si sekretari shtetit, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Ai është njeriu që i është ofruar interesave serbe apo për faktin se flitet për ndërtimin e një hoteli nga Grenell dhe familja Trump. Është folur vazhdimisht për interesa financiare. Përvec kthimit të korrigjimit të kufirit mund të kemi edhe konmsekuenca të tjera. Ne jemi të izoluar nnga DASH dhe BE. Jemi të izoluar nga miqtë paramendoni cili do të ishte i shtërnguar rrethi të cilin do ta vendoste Grenell me qëndrimet e tij të njohura që e konsiderojnë Kosovn të parëndësishme. Mendoj që mund të bëhet fjalë të ideja e Ujmanit, resurseve të Trepcës, gjëra që demokratët nuk do ti bënin kurse në rastin e Grenell dhe Trumo do të ishte politikë përjashtuese për Kosovën. Shpresoj të mos ndodhë një gjë e tillë.”, u shpreh ai.

    Abazi tha se nëse Trump do të fitojë, Kosova doi të gjendet në një të padëshirueshme sa i përket formës se si ai mendon se mund të zgjidhen konfliktet e hapura nëpër botë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!