×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi pyet: I kujt është ky shtet?

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 16:43

    Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi në një postim të bërë në llogarinë Facebook ka thënë se deri më tani janë mbledhur 236 mijë nënshkrime të peticionit të VV-së “Duam Zgjedhje”.


    Ai ka thënë se “236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë, nuk durojnë genjeshtrat e propagandat e Thaçit e as Mustafës e as mashat e tyre që vërshojnë mediat sociale me lajme të rrejshme e shantazhe e propaganda”.

    Abazi pyet i i kujt është ky shtet?, ndërsa thotë se “nëse nuk është i qytetarëve, në emër të kujt flet qeveria ilegale e pasmesnates dhe njeriut që ka vendim të prerë”.

    Postimi i tij:

    236 mijë nënshkrime kundër qeverisë ilegale të Thaçit, të pas mesnatës për të bërë një qeveri që nuk u zgjodh asnjëherë nga vota, edhe atëherë kur kandiduan për kryeministër edhe tani me 6 tetor nuk i votuan për të qeverisur!

    236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë për të hapur sytë me gisht atyre që në emër kinse të demokracisë e vjedhin vullnetin demokratik të qytetarëve!

    236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë, kundër vendimit të falsifikuar të gjykatës kushtetuese për dekretin jokushtetues të presidentit shpifës!

    I kujt është ky shtet? -nëse nuk është i qytetarëve, në emër të kujt flet qeveria ilegale e pasmesnates dhe njeriut që ka vendim të prerë- denim nga gjykata, kjo qeveri e Thaçit është për të financuar ndarjen dhe për të mbuluar sistemin e krimit dhe korrupcionin, favoret per pseudo- gazetarët e portalet e yelloë press dhe kontratat e lobimit.

    236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë, nuk durojnë genjeshtrat e propagandat e Thaçit e as Mustafës e as mashat e tyre që vërshojnë mediat sociale me lajme të rrejshme e shantazhe e propagandë.

    236 mijë dhe vazhdojmë bashkë sepse jemi shumë e të pandalshëm.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157176202835718&set=a.10150489335385718&type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!