×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi: Situata në FSK, mungesë totale e menaxhimit, pasojë e një qeverie të paaftë

    Reporteri
    14 Tetor 2024 | 13:39

    Deputeti i pavarur, Haki Abazi ka thënë se s’ka pasur zgjidhje tjetër, përveç diskutimit në parlament lidhur me problemet me ushqim në FSK, ani pse ekspozimi në këtë fushë s’duhej bërë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas tij, një situatë e tillë është mungesë e menaxhimit dhe si pasojë e një qeverie të paaftë.

    Rrjedhimisht mendoj që s’kemi pasur hapësirë tjetër përveç me diskutu në parlament.

    “Me politikë dhe interesa i bie që po degradohet FSK-ja. Rrjedhimisht mendoj që s’kemi pasur hapësirë tjetër përveç me diskutu në parlament. Duhet me thënë qartazi që secili ushtar i FSK-së e merr bukën e vet në çantë për të mbrojtur interesin dhe sigurinë e vendit. Kjo është mungesë totale e meanxhimit, qeveri e paaftë dhe që lejon që prej secilës çështje të bëhet problem i madh, është gërrdi. Kjo flet për Ministrin, sekretarin, administratën e kësaj qeverie që lejon të bëhen kësi situata jo serioze”, tha Abazi.

    “Sektori i sigurisë është kryesori në gjendjen në të cilën jemi, ballafaqimin me Serbinë”, tha tutje deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!