×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi thoshte se Veton Surroi është profiter

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 13:44

    Zëvendëskryeministri i propozuar nga Albin Kurti, Haki Abazi nuk ka mendim të mirë për publicistin Veton Surroi, nëse deri tani nuk i ka ndryshuar qëndrim.


    Surroi ka një afërsi publike me liderin e VV-së dhe Kurti shpesh ka shprehur vlerësim për të, por i përzgjedhuri si zëvendës i tij në Qeveri, Haki Abazi para një viti thoshte se Surroi është profiter, përcjell portali.info.

    Duhet theksuar se Abazi nuk ka pasur asnjëherë konsistencë në qëndrime. Ai një kohë kishte shkuar deri në atë pikë, sa për vdekjen e aktivistit të VV’së, Astrit Dehari, kishte akuzuar vetë partinë e Kurtit.

    Në zgjedhjet e fundit, ai iu bashkua VV’së, dhe arriti të bëhet deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.

    Shihni me poshtë postimin e Abazit ku shan shumë personalitete.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!