Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka folur sa i përket kandidimit të tij për kryetar të komunës së Ferizajt.
Abazi në emisionin “DPT TE FIDANI” në T7 tha se nuk ka asnjë diskutim se kush është kandidati për komunën e Ferizajt, sa i përket përcaktimit të emrit.
“Ky vendim nuk është marrë për asnjërën nga qendrat, është në diskutim në struktura e VV-së. Nuk ka asnjë diskutim se kush është kandidati për Ferizajn, në kuptimin e përcaktimit të emrit”, tha Abazi.
Ai madje tha se nëse emri i tij përmendet për kryetar të Ferizajt i cili mund të prezantojë më së miri interesat e qytetarëve, atëherë thotë se kjo mund të diskutohet.
“Nëse mendohet që unë mund të jem kandidati që më së miri e prezanton interesin e qytetarëve, sigurisht që është çështje që mund të bisedohet”, tha Abazi.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ende nuk i ka bërë publike emrat e kandidatëve për kryetarë komunash.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.