×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi: Xhavit Haliti është komandant i Rognerit, le të tregojë si janë vrarë Ahmet Krasniqi e Ilir Konushevci

    Reporteri
    27 Maj 2021 | 22:15

    Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka hedhur akuza të renda ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës dh eish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti.


    Abazi në emisionin “Prime Time”, të Kanal 10 ka thënë se Xhavit Haliti duhet të jap llogari për vrasjet e luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

    Ai ka thkesuar se Haliti duhet të jap llogari për vrasjen e Ahmet Krasniqit, Xhemal Mustafës, Ilir Konushevcit, Enver Malokut.

    Abazi ka shkuar me tutje duke e quajtur Xhavit Halitin , “komandant i Rognerit” dhe e ka akuzuar për keqpërdorime të fondit ‘Vendlindja thërret”, shkruan Reporteri.net

    “ Duke e ditur se kush është Xhavit Haliti. Sigurisht se ma me qef do ta kisha bërë këtë deklrataë në prani yë tij. Xhavit Haliti është njeri që e ka përcjellë luftën nga Rogneri, ka probleme që janë të ditura për keqpërdoorimet e fondit ‘Vendlindja thërret’. Dihet roli i tij në proceset e eleminimit fizik të kundërshtarëve të tij politik gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë. Janë raportet e KFOR-it. Le të del Xhavit Haliti të thotë për keqpërdorimin e një euroje të vetëm. Po flas me raportin e KFOR.  Ai mund të flas për furnizimin me armë dhe ndërprerjen ku janë vrarë ushtarë në prezencë të njerëzve e ku kam qenë edhe unë. Le të del me një dëshmi të vetme. Unë po I them se nuk duhet të keqpërdorej komisioni për skandalizim të cështejeve për shkak të inateve të tij. Dhe cfarë mund ta pres në të ardhmen në procesete gjyqësore. z. Haliti është ai që sic e thotë edh evet se e ka menaxhuar luftën, si është vrarë Ahmet Krasniqi, cfarë ka ndodhur me Ilir Konushevciun. Për krimet duhet të përgjigjen njerëzit që I kanë bërë dhe që kanë qenë në hierarkinë. Enver mAloku është vdekur, Xhemaj Mustafa është i vrarë”, tha Abazi.

    Ai tha se Xhavit Haliti nuk ka lidhje me Adme Jasharin.

    “Unë se besoj që ai ka lidhje me Adem Jasharin. UCK janë njerëzit që kanë luftuar. Mos tentoni t’i përzieni. Xhasvit Haliti është komandant i Rognerit. UCK e ka cliruar vendin me nder. Secila zonë ka pasur komandantët e vet. Haliti duhet të përgjigjet për Fondin Vendlindja thërret . E jo të hedh akuza se keni vjedhur fonde nga Rockfeller”, shtoi Abazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!