×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Rugova të dielën del para Gjykatës në Pejë

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 21:56

    Kryetari i Istogut, Haki Rugova, tashmë i arrestuar nën dyshimin e disa veprave penale, nesër në mëngjes del para Gjykatës në Pejë.


    Lajmin e ka konfirmuar vet avokati i tij, Besnik Berisha, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

    “Per ata qe kane interesim, ju njoftoj se seanca degjimore tek Gjyqtari i Procedures Paraprake eshte planifikuar te mbahet neser, ne oren 10:00, ne Gjykaten Themelore ne Peje”, konfirmoi avokati Berisha.

    Tutje, Berisha tha se mbi atë është thënë nga prokuroria nuk do të mund të ndërtohet drejtësia.

    “E verteta nuk eshte ajo cfare eshte shkru e thene nga Prokuroria dhe mbi ate nuk do te mund te ndertohet drejtësia”, shkruan Berisha.

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

    Kolegeve gazetare qe me kane telefonuar sot me dhjetera here per te marr informata/prononcim lidhur me ceshtjen e z. Haki Rugova, u kerkoj ndjese per pamundesine me ju lajmeru per shkak te angazhimeve te shumta qe kisha.

    Per ata qe kane interesim, ju njoftoj se seanca degjimore tek Gjyqtari i Procedures Paraprake eshte planifikuar te mbahet neser, ne oren 10:00, ne Gjykaten Themelore ne Peje.

    Neser kemi shume per te thene ?!

    Mbani mend:

    E verteta nuk eshte ajo cfare eshte shkru e thene nga Prokuroria dhe mbi ate nuk do te mund te ndertohet drejtesia…!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!