Humanisti i njohur kosovar, Halil Kastrati, ditë më parë ka paralajmëruar se kuzhina e “Jetimave të Ballkanit” do të mbyllet për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Mirëpo furnizimi me produkte ushqimore për familjet në nevojë nuk do të ndalen, ishte ky edhe njëri ndër njoftimet e Kastratit.
Mirëpo pak minuta më parë Kastrati ka publikuar disa fotografi nga ky aksion që ka ndërmar për t’i furnizuar familjet në nevojë, shkruan Reporteri.net
https://www.instagram.com/p/B91v1uagmEb/?utm_source=ig_web_copy_link
“Aksioni do te vazhdoje çdo dite neper familjet nevojtare ne krejt komunat e Kosoves, sot kemi filluar me familjet qe jane te regjistruara ne kuzhinen tone – Prizren”, ka shkruar ndër të tjera Kastrati.
Ndryshe, Kastrati ka uruar të gjithë qytetarët teksa ka thënë se stafi është i përgaditur me mjete mbrojtëse duke u munduar të arrij deri tek secila familje në nevojë.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.