Humanisti Halil Kastrati, i cili drejton shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, ka bërë të ditur se vetëm gjatë muajit Ramazan do të fillojë ndërtimin i 100 shtëpive për familjet në nevojë.
Kastrati, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nesër do të fillojë me ndërtimin e 15 shtëpive të reja, kurse deti në fund të muajit Ramazan do të fillojë ndërtimi i 100 shtëpive.
Postimi i plotë i Kastratit:
“Po nis ndërtimi i 100 shtëpive te reja ?
Me këtë foto ju lajmërojmë se nesër nis ndërtimi i 15 shtëpive të reja, përndryshe këto janë 15 shtëpitë e para në ditën e tretë të Ramazanit ku në vetëm këtë muaj do t’i nisim 100 shtëpi të reja për 100 familje nevojtare.
Bamirës Zoti kurrë mos ju humbtë”.
Kujtojmë se humanisti Halil Kastrati përmes donacioneve të siguruara nga njerëz të vullnetit të mirë, ka bërë qindra familje të varfra me banesa ose shtëpi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.