×
  • Lajme
  • Lajme

    Halil Kastrati i bën bashkë Sami Lushtakun dhe Bekim Jasharin

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 20:26

    Një dasmë në familjen e drejtuesit të shoqatës bamirësë “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë bashkë kryetarin e Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari dhe ish-kryetarin Sami Lushtaku.


    Raportet mes tyre ishin acaruar, kur Bekim Jashari në zgjedhjet e fundit lokale, doli si kandidat i vetëm për kryetar të komunës.

    Pas kësaj, Sami Lushtaku që ishte kandidat i pa kontestuar për të parin e komunës, u tërhoq nga gara.

    Në fotot e postuar, në tavolinë së bashku me kryetarin dhe ish-kryetarin, është parë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, si dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe Fatmir Matoshi, ministër në detyrë i Ambientit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!