×
  • Lajme
  • Lajme

    Halimi: Është alarmuese implikimi i kryeministrit në rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 12:51

    Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka komentuar mbi pretendimet dhe akuzat e deputetit Haki Abazi për rastin e Astrit Deharit.

    Halimi tha se është alarmuese “implikimi” i kryeministrin në rastin e zhdukjes së mostrave të Deharit.

    Ajo ka kërkuar “veprim të menjëhershëm” nga Prokuroria.

    “Në këtë kohë, kur Kosova është duke u ballafaquar me kriza të ndryshme e pa asnjë veprim konkret në zgjidhjen e tyre nga ana e qeverisë, është tepër shqetësuese se si deputeti i partisë në pushtet sot na del me informata tronditëse. Posaçërisht është alarmuese edhe implikimi i vet kryeministrit të vendit në rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit. Ndaj, kërkojmë urgjentisht veprimin e menjëhershëm të Prokurorisë në hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, rasti i tillë i ndjeshëm nuk duhet të mbetet i izoluar nga makineria propagandistike ashtu siç edhe dinë ta bëjnë kjo parti”, ka shkruar Halimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!