×
  • Lajme
  • Lajme

    Halimi, LDK: 18 marsi shpërfaqi shfrytëzimin e fatkeqësisë së qytetarëve, vetëm për hir të pushtetit

    Reporteri
    19 Mars 2023 | 14:45
    Sibel Halimi, zëdhënëse e LDK-së

    Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi vlerëson se “Kosova pas ditës së djeshme ka hyrë në një stad të ri të konceptimit të politikës”.

    Sipas saj, me marrëveshjen e arritur të shtunën mes Kosovës dhe Serbisë, është shënuar “fundi i një historie populliste”.

    “Dita e djeshme duhet të bëjë kthesë në vlerësimin e qytetarëve se çfarë përfundimisht kërkojnë nga një parti politike e çfarë është rëndësishme për jetën e tyre!”, shkroi Halimi në një postim në Facebook.

    Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje, e cila “për vite prodhoi kauza artificiale e realitete paralele, kontaminoi diskursin publik duke polarizuar shoqërinë e ndjellë gjuhë të urrejtje”.

    “18 marsi shpërfaqi një të vërtetë absolute – shfrytëzimin e fatkeqësisë së qytetarëve, vetëm për hir të pushtetit, madje duke braktisë edhe vet identitetin”, shkroi Halimi.

    “Prandaj, makineria propagandistike e demagogjike për të krijuar një gjendje tjetër sot, të prodhuar nga zyrat e Vetëvendosjes duhet të marrë fund”, shtoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!