Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për punësimet familjare në institucione publike.
Gjatë seancës së sotme, Haliti ia ka përmendur një rast ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në kohën kur ajo ishte drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se Nagavci e kishte lënë motrën pa punë, nga frika se do të përfundonte në burg.
‘’Kur ka qenë drejtoresha e Arsimit e ka lanë motrën pa punë se u tut pe shtin najkush në burg. E di si qëndron në aktë aspekt si ministre, por nëse është bërë një problem politik në rastin e Bislimit të shqyrtohet se a ka lidhe nepotiste, a i ka kualifikimet e duhura. Për akuza dhe shpifje çfarë janë dëgjuar në kohën kur keni qenë në opozitë, nuk është mirë t’i përsëritni tash kur jeni në opozitë’’, tha ai gjatë seancës së Kuvendit.
Tutje Haliti tha se ka kompani për të cilat jeni prish e tash po kërkoni me shkatërru.