Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka komentuar për zhvillimet e pritshme që do të ndodhin me 4 shtator në Washington.
Haliti në “Debat Plus” ka thënë se Kosova nuk e ka fuqinë për të vendosur veto në ndonjë proces.
“Në rrethanat që jemi askush nuk ka nevojë të qet gjoksin para. Bota po ndryshon shumë. Shtetet e fuqishme në Ballkan janë të preokupuara me problemet mes Turqisë e Greqisë”, tha ai.
Ish-deputeti i PDK-së, thotë se Kosova duhet të jetë e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë por nuk duhet ta teprojë me kërkesa.
“Ne nuk jemi të gatshëm të luajmë rolin e të fortit të ballafaqohemi me problemet që kemi. Ne duhet të punojmë për të mirën e këtij vendi”.
Haliti thotë se Kosova do të përballet me vizion Evropian që nuk dëshiron ndryshim të kufijve dhe me atë të Grenellit që edhe mund të pranojë ndryshimin e kufijve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.