Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, e ka cilësuar ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën, vrimë të fundit të kavallit, për të folë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Në intervistën e dhënë për Klan Kosovën, Haliti kështu u shpreh kur u pyet për të komentuar dedikimin që ministrja Gërvalla e bëri dje me rastin e Ditës së Çlirimit, por duke mos përmendur fare kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
”Për me folë, njerëzit autoritativ që duhet të flasin për ditën e çlirimit, është presidenti i vendit dhe është kryeministri. Të tjerët mund ta urojnë njëri-tjetrin”.
”Edhe në Kosovë kjo ndodhë. Nuk respektohet protokolli i shtetit dhe komunikimi publik në raport popull shtet, shtet popull”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.