Nënkryetari i Kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti, pas mbledhjes së kryesisë, ka thënë se përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës e lëshuan mbledhjen për ta prishur kuorumin.
Haliti ka theksuar se pas kësaj kryesia nuk ka mundur të marr vendim.
“E panë që nuk ka shumicë absolute do të thotë për një anëtarë të kryesisë mund të prishej kuorumi dhe përfaqësuesit e LDK-së e lëshuan mbledhjen duke lënë mbledhjen vetëm me tre anëtarë të kryesisë, dhe kryesia nuk mundi të marr vendim”.
Haliti ka theksuar se janë duke shqyrtuar mundësinë që të enjten të mbahet vazhdimi i seancave të papërfunduara.
“Ne po shqyrtojmë mundësinë e mbajtjes së seancës ditën e enjte në orën 10:00, vazhdimin e seancave të papërfunduara dhe do të përpiqemi që maksimalisht si koalicion i grupeve parlamentare dhe qeverisës në përputhje me Kushtetutën e Kosovës t’i kryejmë detyrat tona”, është shprehur ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.