×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti: Në Viti nuk ka asnjë person të prekur me COVID-19

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 14:21

    Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, teksa ka folur për pandeminë ka thënë se kanë arritur ta menaxhojnë situatën, pasi në komunën që udhëheq ishte shënuar rasti i parë me COVID-19, konkretisht në fshatin Stubëll.


    Ai tha se kanë qenë tejet të organizuar, me takime të përditshme dhe sidomos gjashtë muajt e parë.

    Haliti tha se komuna e tij tash nuk ka asnjë person të prekur me koronavirus.

    “Vaksina nuk ka mjaftueshëm, por procesi i vaksinimit po vazhdon”, ka thënë ai në intervistën REPORTERI n’Komunë.

    Tutje, i pari i Vitisë u shpreh se si komunë kanë investuar shumë në shëndetësi, ku pohoi se janë ndërtuar disa ambulanta. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!