×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti: S’besoj që Albin Kurti ka qenë në luftë me armë, Adem Demaçi më ka thënë se ishte një përkthyes i mirë

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 18:11

    Deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka komentuar deklaratën e ish-komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafës se kryeministri, Albin Kurti ka qenë bashkëluftëtar i tij.


    Haliti tha se nuk e beson që Kurti ka qenë në luftë me armë.

    “Nuk e besoj që ka qenë në luftë me armë, por nëse ka qenë i ngakuar prej Demaçit në zyrën e tij atëherë ka një kontribut. As nuk e di si është arrestuar as për çfarë është akuzuar. Por të thuhet se ka qenë ushtar i imi, s’kisha me thanë që ka qenë ushtar i dikujt”, tha Haliti.

    “Ne kur e kemi autorizuar Adem Demaçin për ta formuar Asamblenë e Përgjithshme të Kosovës, ai e ka hapur një zyrë dhe e ka marrë Albin Kurtin në zyrë. Unë se kam njoftë, por e pyeta pse e ke marrë dhe tha se po flet mirë anglisht dhe është i saktë në zyrë. Baca Adem më ka thënë që po përkthen mirë anglisht, ai ka pasur takime me zyrtarë të huaj dhe kjo është e tëra. Remi e ka thënë pjesën e vet, por as unë s’kam qenë i armatosur në luftë por edhe unë jam veteran i luftës. Lufta s’bëhet pa pare, pa armë, pa diplomaci, pa ushqim pa veshmbathje dhe të gjitha janë pjesë e luftës”, u shpreh ai në T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!