×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti: Urgjentisht të merren masa për të gjitha qytetet që nuk e kanë ujin e filtruar

    Reporteri
    16 Korrik 2021 | 11:19

    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të marrë masa për të gjitha qyetet e Kosovës që nuk e kanë ujin e filtruar.


    Haliti në seancën e sotme të Kuvendit tha se urgjentisht duhet të planifikohen rezervaret e ujit që të furnizohen të gjithë qytetarët e Kosovës.

    “Qeveria urgjentisht duhet të marrë masa për të gjitha qytet që nuk e kanë ujin e filtruar, të planifikojnë rezervaret e ujit e të furnizohen të gjithë qytetarët. Unë dua të ju them se në Deçan, Junik Peje e Istog, uji pihet edhe përmes vadave, prandaj mund të ndodhin edhe në vende të tjera”, tha Haliti.

    Ai thotë se uji nuk po filtrohet, por vetëm po klorifikohet, e që sipas tij po bëhet klorifikim pa standarde.

    “Nuk e di nëse qeveritë tona kanë bërë ndonjë projekt për këtë çështje, asnjëra prej këtyre qyteteve nuk pin ujë të filtruar, uji vetëm klorifikohet pa standarde. Shif kush e bën klorifikimin dhe pastaj mund ta konstatosh shumëlehtë se a pijnë qytetarët ujë të pastër.

    Në Deçan është dashtë të bëhet ndërhyrje e madhe me ujë, derisa të konstatohet se a duhet të pihet uji”, tha Haliti.

    Kujtojmë se rreth 2 mijë qytetarë u helmuan në Deçan rreth pesë ditë më parë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!