Një incident ka ndodhur në Kuvendin Komunal të Preshevës më 1 tetor kur po mbahej mbledhja e rregullt e Kuvendit.
Në disa video që janë publikuar në rrjete sociale, shihet këshilltari nga radhët e PVD-së, Rinor Krasniqi, derisa e shkul nga vendi mikronin pasi që mbajti një fjalim.
“Kështu shancë me u mbajt mbledhje nuk ka”, tha ai nga foltorja dhe rrëzoi mikronin.
Kjo si duket provokoi një situatë jo të kënaqshme brenda Kuvendit.
Pas kësaj, Kryetari i Kuvendit, Sami Salihu merr vendim që mbledhja të mbahet në sallën e konferencave, derisa, ndërhyjnë edhe sigurimi.
https://www.facebook.com/Presheva.jone/videos/427249791126424/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.