Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka quajtur të rrezikshëm diskursin e zëvendës-kryeministrit, Besnik Bislimi, pas shkrimit të këtij të fundit në lidhje me lirimin e tre policëve kosovarë nga Serbia.
Hamiti ka thënë se ky lloj diskursi është i pahijshëm për këdo që merret me diplomaci.
“Lirimin e tre policëve kosovarë, që u kidnapuan nga forcat serbe në territorin e Kosovës, që ndodhi mbas presioni të madh ndërkombëtar, nga SHBA, nga vende të BE-së, zv.kryeministri Bislimi e quan “lirim të rrejshëm dhe mediatik”. Kosovën në dy raste Bislimi e quan vendin e vetëm demokratik në Ballkan, një herë kur flet për “rrezikimin e demokracisё sё vetme nё Ballkanin Perёndimor” dhe herën tjetër, në fund të postimit, kur denigron bashkësinë ndërkombëtare që, simbas tij, po “vendos masa shtrёnguese ndaj demokracisё sё vetme dhe vendit mё properёndimor nё gjithë Ballkanin” (sic)”, ka shkruar Hamiti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.