×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita në Mitrovicë

    Hamza: Asistencën për familjet në skemë sociale do ta rrisim për 50 për qind

    Reporteri
    14 Nëntor 2024 | 16:13

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demookratike të Kosovës, Bedri Hamza sot gjatë ditës ka qenë për vizitë në fshatin Frashër për të parë nga afër kompleksin social të ndërtuar bashkarisht, i cili ka 40 shtëpi për familjet mitrovicase, shkollë moderne, Qendër të Mjekësisë Familjare dhe objekte të tjera përcjellëse, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Hamza në një postim në Facebook tha se në qeverinë e tij, asistenca për familjet e skemave sociale do të rritet për 50 përqind.

    “Me program të veçantë, me trajnime dhe subvencione të punësimit, ne do t’i inkurajojmë dhe mbështesim përfituesit e skemave sociale që të integrohen në tregun e punës”, ka shkruar mes tjerash Hamza.

    Postimi i plotë:

    Një vizitë me miqtë nga “Qatar Charity” në fshatin Frashër, ku së bashku kemi ndërtuar kompleks social me 40 shtëpi për familjet mitrovicase, shkollë moderne, Qendër të Mjekësisë Familjare dhe objekte të tjera përcjellëse.

    Në qeverinë time, asistenca për familjet që janë pjesë e skemave sociale do të rritet për 50 për qind.

    Me program të veçantë, me trajnime dhe subvencione të punësimit, ne do t’i inkurajojmë dhe mbështesim përfituesit e skemave sociale që të integrohen në tregun e punës.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!